Një personi në Shkodër të enjten i është vendosur një granatë në makinë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Burimet paraprake tregojnë se granata është vendosur në makinën e Nehat Zaganjorit, punonjës i Tatimeve në Shkodër.
Mësohet se pas zbulimit të granatës është lajmëruar policia dhe ka shkuar në vendngjarje.
Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ngjarja ka lidhje me detyrën e Zaganjorit, ndërkaq kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.