Sfilata më e njohur e veshjeve intime në botë, ajo e Victoria Secret këtë fundvit do të flasë shqip. Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Rita Ora do të jenë ndër përformuesit kryesorë të këtij spektakli që do të zhvillohet në New York. Ndër këngëtarët e tjerë do të jetë Shawn Mendes, Halsey dhe The Chainsmokers.
Gjatë sfilatave të kaluara, modelet kanë pozuar nën perfomancën e Rihanes, Taylor Swift apo The Weeknd, ndërsa këtë vit ato do të sfilojnë nen ritmet e këngëve të artisteve shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e kompanisë së njohur të veshjeve të cilët shprehen shumë të entuziazmuar që Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë pjese e Victoria Secret.