Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për përfshirje në trafik droge në një konferencë për mediat është shprehur se ka heshtur prej 1 viti, ndërsa tani do të flasë.
Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka sulmuar opozitën fillimisht, por edhe njerëzit brenda PS-së që e kanë luftuar dhe po e luftojnë.
Ish-ministri është shprehur se ‘ka një dorë të zezë’ që ja ka bërë këtë dhe e ka sulmuar gjithmonë.
Pjesë nga deklarata e Saimir Tahirit:
… E vërteta nuk rri dot fshehur sado të sponsorizojë ajo dora e zezë që e nisi fshehur. Ju kujtohet si vitin e kaluar dola në konferencë shtypi e deklarova se ndaj meje nuk kishte hetim.
Atëherë ajo dora e zezë që paguhet me paratë e oligarkëve lëvizi fort për të dëshmuar që dokumentet e mia nuk ishin të vërteta.
Pas deklaratës sime lëvizi edhe prokuroria shqiptare dhe prokuroria italiane.
Më pas i kërkuan gjykatës italiane përfundimin e hetimeve se nuk ka asnjë hetim ndaj Tahirit unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asgjë ndaj Saimir Tahirit.
Po ajo dora e zezë këtë vendim prej muajsh nuk e nxori dhe nuk e shpërndau. Ajo që ka rëndësi sot është se unë u akuzova dhe nuk bëra politike, unë u përballa dhe sot jam i vetmi që vetëm pse përmendet në bisedat e disa trafikantëve jam hetuar dy herë në Itali.
Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë, gruan, motrën, kunatin, baxhanakun…E kujtoni si kërkonin arrestimin tim, Lulzim Basha, opozita bërtiste gjithandej, Monika Kryemadhi dhe me gjithë kryemëdhenjtë e tjerë që unë kam nga mbrapa…
/b.d