“Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg”, keshtu deklaroi sot Saimir Tahiri gjatë konferences per mediat kur nxorri dokumentin që italia ka mbyllur hetimet ndaj tij.
Përball medias Tahiri u shpreh se ai kishte heshtur përgjatë kësaj kohe vetëm për respekt të hetimeve.
“Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll”, tha ai.
Tahiri tha se nuk ka asnjë provë që e impikon
“Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg dhe unë ua bëra qejfin dhe kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më sollën vendimin e pushimit të hetimit. Tani eshte mbyllur gjithçka sepse nuk ka..”
Politika çdo ditë bën gënjeshtra dhe hetime. Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje. Sot kam vendim e gjykatës italianë që thotë të pushohen hetimet për Tahirin sepse nuk ka asnjë provë që më implikon. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk sajova, por u përballa.
Sot jam i vetmi politikan në Shqipëri, vetëm se u përmenda në tabulatet e trafikantëve u hetova. Por Italia me vendim të formës së prerë ka mbyllur hetimet ndaj meje”, tha Tahiri.
javanews/a.ç