Producenti amerikan, Harvey Weinstein akuzohet nga një grua se e ka sulmuar seksualisht, ndërkohë që ajo ka qenë vetëm 16 vjeçe, sipas një padie.
Viktima e dyshuar, që kërkoi të mos identifikohet, theksoi se ka takuar Harvey Weinstein në shtator 2002 në Nju Jork, ndërkohë që ajo sapo kishte ardhur në SHBA për t’u përpjekur që të bënte karrierë në kinema.
Me origjinë nga Polonia, ajo thekson se i ka thënë Harvey Weinstein moshën e saj në atë kohë, 16 vjeçe.
Vajza e re, që kërkonte të bëhej aktore dhe që ia kishte shprehur këtë Harvey Weinstein, tregon se producenti i kishte propozuar të dilnin për drekë duke e dërguar më pas në apartamentin e tij në lagjen SoHo.
/b.d