Opozita duket se nuk ka ndërmend të rikthehet në paralement, bojkot i cili vazhdon që prej nisjes së sesionit.
Edhe seanca e sotshme ka nisur pa opozitë, ndërsa maxhoranca po diskuton e vetme projektligjet e ditës.
Kështu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës”.
Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Europian për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it”.
Po ashtu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe njoftimin dhe miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 – 23
Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e kaluara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit
Si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që gjithashtu kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
a.ç