Ischinger: Thaçi e Bërnabiqi kritikuan qëndrimin gjerman për çështjen e ndryshimit të kufijve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Minsk të Bjellorusisë ku po merr pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut.Gjatë ditës u raportua se është zhvilluar një takim mes presidentit Thaçi, dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Ëolfgang Ischinger, ka komentuar këtë takim, duke thënë se në të është kritikuar qasja e Gjermanisë ndaj idesë së ndryshimit të kufijve, ide e cila është përmendur kohës së fundit si mundësi për zgjidhjen e çështjes mes dy vendeve, raporton Koha.net.
“Diskutime serioze dhe të rënda për Kosovën dhe Serbinë: Qeveria e Gjermanisë është kritikuar si nga Thaçi ashtu edhe nga Bërnabiqi, si shumë negative”, ka shkruar Ischingeri në Tëitter, i cili ka shpërndarë edhe postimin e Bërnabiqit në Tëitter, e cila, ndër të tjera, thotë: “Mbesim të përkushtuar në dialog dhe në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe të qëndrueshme afatgjate për Kosovën dhe Metohinë”. (b.an)