Një gol i Andrea Romagnoli në limitet e kohës së rregullt i ka dhënë 3 pikë të plota Milanit, që pas 10 javësh kampionat e shikon veten në vendin e katërt në Seria A.
Në “San Siro” takimi nisi praktikisht me gol për kuqezinjtë që kaluan në avantazh pas katër minutash lojë. Pasi mori një top nga Calhanoglu, Suso lëshoi një të majtë të hidhur në hyrje të zonës duke tundur rrugën e Radu.
Nisja e fraksionit të dytë ishte vetëvrasëse për të besuarit e Gennaro Gattuzos, me Romagnoli që gaboi shenjestër, duke e depozituar sferën në rrjetën e tij. 1-1 dhe Milan hidhet në sulm për golin e fitores. Por me një Radu në superformë, as Suso dhe as Higuain nuk arritën të kalonin “djallin” në avantazh.
Megjithatë, atë që nuk e bënë sulmuesit e bën mbrojtësi Romagnoli, me italianin që shlyen në një farë mënyre autogolin, dhe me portën e boshatisur i jep 3 pikët Milanit. Fitore model për kuqezinjtë, që marrin 3 pikë në festën e tyre, të Halloween.
a.ç