Megjithëse jemi në stinën e vjeshtës, moti me diell vazhdon të dominojë vendin tonë. Pas dy ditëve shi, të rënë në vend, sërish doli dielli dhe temperaturat u rritën. Ndërkohë, meteorologia, Lajda Porja, e ftuar në TV Klan tha se, në muajin nëntor, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta.
“Muaji Tetor ka patur episode të pakta me shi, ka patur shi një ditë në dhjetë ditëshin e parë dhe ditën e djeshme. Ndërkohë përmirësimi i motit ka filluar që sot dhe pritet që e gjithë java të jetë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët. 15-ditëshi i parë i nëntorit do të jetë i qëndrueshëm, me përjashtim të datës 7-të. Por ditë të njëpasnjëshme me diell na presin edhe në muajin nëntor. Normalisht për stinën në të cilën jemi kjo nuk është normale, sepse muaji nëntor duhet të jetë muaji më i lagësht i vitit. Ky vit parashikohet të mbyllet me temperatura më të larta se sa normalet. I gjithë territori ka vlera më të larta se sa normalja. Kjo javë pritet të shënojë temperatura 28 gradë celsius dhe në zona të veçanta edhe 29 gradë. Është kohë për plazh. Dhjetori parashikohet të jetë i ngrohtë dhe të ketë më shumë ditë me diell dhe pak ditë me reshje. Parashikohet që disi më ftohtë të jetë Janari dhe Shkurti, por duke qenë se është parashikom afatgjatë ka gabueshmëri më të madhe, por mund të them se ky vit mbyllet me temperatura të larta”, tha meteorologia
a.ç