Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e “Arena” në Ora News, se qëndrimi i qeverisë greke është për t’u përshëndetur pas vrasjes nga forcat RENEA të 35 vjeçari Kostandin Kaçinas në Bularat.
Krisafi: Mua më ka bërë përshtypje qëndrimi i qeverisë greke, një qëndrim i matur dhe i moderuar.
Qeveria greke është në krye të një koalicioni politik nga parti të ndryshme, është në prag të fushatës elektorale. Meriton që është një qëndrim që duhet shënuar.
Hila: A është normale të vijnë hetues të huaj?
Krisafi: Nuk është normale. Ata mund të vijnë si ekspertë nëse ftohen nga ana jonë.
Duhet që pala jonë t’i ftojë kur ajo mendon se duhet një ekspertizë e posaçme.
a.ç