Pritet sërish mot i keq, pas atij katastrofik që përfshiu rajonin e Venetos të shtunën, të dielën dhe të hënën, ndonëse do të jetë më pak shkatërrues se sa ai që kaloi.
Qendra e Mbrojtjes Civile e ka zgjatur deri në orën 14 të ditës së premte më 2 nëntor alarmin e kuq për shkak të situatës kritike hidraulike në rrjetin dytësor dhe situatën kritike gjeologjike në zonat Alto Piave, Piave-Pedemontano dhe Alto Brenta-Bakiljone-Alpone ndërsa alarmin portokalli e ka lënë për të gjithë territorin e Venetos për rrjetin kryesor hidraulik.
Në veçanti, për datën 1 nëntor parashikohen reshje të rrëmbyera që pritet të jenë më intensive në mëngjes.
/b.d