Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore 2019.
Pas takimit me Taulant Ballën, Meta ka pritur në zyrë Luan Ramën.
Zëvendëskryetari i LSI teksa foli për mediat tha se ndau me presidentin shqetësimin e partisë që përfaqëson, që dikur drejtohej nga Meta
“Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale. Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale. Jam këtu për qëndrimin e LSI dhe atë çfarë unë i kam thënë Metës, dhe s’mund të behëm zëdhënës i presidentit. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal. Publiku po e sheh vet se çfarë ndodh me qeverisjen dhe çfarë ndodh kur qeveria duhet t’i kthejë reston krimit”, tha Luan Rama.
Javanews/a.ç