Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekreton dhënien e gradës “Gjeneral Brigade” për Kolonel Albert Mullai.
Kolonel Albert Mulla Mullai është “Komandant i Akademisë së Nënoficerëve Tomson”, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Dekreti i Presidentit vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura” dhe hyn në fuqi menjëherë./a.ç