TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka dhënë sot një mesazh të qartë që të gjithë universitetet publike dhe jo publike të japin kontributin e tyre për përmirësimin e klimës në politikën shqiptare.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet publike dhe jo publike si dhe qendrat kërkimore Ruçi tha se politika edhe mund të gabojë, por shkenca dhe shkencëtarët jo.
“Kuvendi i hapur për bashkëpunim me universitetet. Ligj-bërja ka nevoje për kontributin tuaj. Ndaj ne krijuam mekanizëm të ri për monitorimin e Kuvendit. Politika edhe mund të gabojë, shkenca dhe shkencëtarët nuk gabojnë. Përfshirja juaj në aktivitete parlamentare, mund të shndërrohet në vlerë të shtuar për vendin. Ekspertiza juaj do të na ndihmojë ne parlamentarëve”, tha Ruçi.
a.ç