Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore 2019
Konsultimet e para, Meta i zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Pas takimit me Presidentin, që zgjati jo më shumë se 15 minuta, kreu i grupit të PS deklaroi se datën e zgjedhjeve nuk e cakton PS, por kreu i shtetit dhe Kodi Zgjedhor
Por Balla tha se si opsion mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.
Balla deklaroi se ka patur një kërkesë nga operatorët turistikë që zgjedhjet të zhvillohen më herët se dy javët e fundit të qershorit
“Konsultimi për datën e zgjedhjeve është një traditë shumë vjeçare. Kodi zgjedhor është i qartë, dy të dielat e fundit të qershorit, janë dy datat e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Ka patur një kërkesë nga operatorët turistike, që zgjedhjet të zhvillohen më herët. Ne nuk propozojmë datë se e cakton Presidenti i Republikës dhe Kodi Zgjedhor”,deklaroi Balla pas daljes nga Presidenca
Pas takimit që pati me Ballën, Presidenti Meta pritet që të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen pavarësisht thirrjeve të Berishës.
Javanews/a.ç