Kryeministri Rama e ka cilësuar protestën e disa qytetarëve me kapsolla në Kukës si të orkestruar nga PD.
Rama ironizon, duke shkruar se 50 figurante me 3 kapsolla ishin mbledhur qorrazi për një xhirim të KINOshqupit, ndërsa publikon edhe një video me pajmet
Rama shkruan se kapsolla të tilla me ngjyrën e “Rilindjes” do të përdoren edhe në zgjedhjet e Qershorit, ku Partia Socialistet pritet të fitojë edhe në Kukës.
“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindjee dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria”, shkruan Rama në Twitter
Javanews/a.ç
😂 Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit😂Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje😉e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria😁 pic.twitter.com/ZSoqpALcMY
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2018