Vetem pak minuta me pare eshte bere e ditur se eshte larguar nga detyra Avokatja e Shtetit Alma Hicka. Ne vend te saj me propozim te Ministrise se Drejtesise dhe firme te kryeministrit edi Rama eshte emeruar Artur Metani. Ende nuk jane bere publike shkaqet e ketij shkarkimi zyrtarisht. Ajo u emërua në këtë post nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013.
Hiçka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hiçka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.
Pasardhësi i saj në këtë detyrë, Artur Metani, është me profesion jurist. Metani ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë. Metani u përfol në media edhe si drejtor i Byrosë së Hetimit. Në vitet 2004-2012, Metani ka qenë këshilltar i presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi për çështjet e drejtësisë.