Një 65-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në një dhomë hoteli në Elbasan. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i saj, me të cilin prej 10 ditësh kishin shkuar në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në Elbasan. bashëshorti ka pësuar gjendje shoku pas skenës së rëndë.
Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën. . Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 65-vjeçares.
Pas ngjarjes, shtetasi kosovar u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Tiranë, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan. Ndërkaq kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave te vdekjes se kosovares se moshuar.
MA.ME