Miralem Pjanic ka konfirmuar se synimet e Juventus janë Liga e Kampionëve por ka tërhequr vërejtjen tifozëve “se nuk është aq lehtë që të fitohet as Skudeto”
Bardhezinjtë e kanë fituar këtë trofe për shtatë vite me radhë dhe për momentin janë gjashtë pikë larg Interit dhe Napolit. “Për Skudeto duhet të luftohet për një vit. Njerëzit mendojnë se është shumë e lehtë dhe thonë ‘zakonisht Juve do të fiton’, por njerëzit duhet të dinë se nuk është lehtë. Duhet të bëhet shumë punë dhe sakrificë për ta arritur këtë”.
“Napoli janë skuadër e fortë që ne duhet ta respektojmë. E njoh trajnerin e Interit, Luciano Spalleti është shumë i mençur. Ata kanë pak probleme që në start, por tani janë duke luajtur mirë dhe fitorja kundër Lazios e tregon këtë”.
“Pres që këto dy skuadra të luftojnë deri në fund. Është një fushatë e madh, ne jemi vetëm në fillim dhe do të jetë një betejë e madhe. Ne shpresojmë të fitojmë, por asgjë nuk është e garantuar sidomos për dy vendet më poshtë se ne”.
Përderisa Juventus ka dominuar Serie A për pjesën më të madhe të kësaj dekade, ata nuk kanë firuar Ligën e kampionëve që nga viti 1996.
“Natyrisht, Liga e Kampionëve është një objektiv i joni primar, për klubin dhe tifozët. Skuadra e di që ne kemi potencial dhe ne dëshirojmë të fitojmë në të gjitha frontet, sepse kemi një skuadër të madhe dhe garuese”.“Ne jemi mjaftueshëm të fortë për të fituar çdo gjë që mund ta fitojmë”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)