Seksioni detar i gazsjellësit TAP do të nisë në afërsi të qytetit të Fierit dhe do të kalojë nëpër detin Adriatik për t’u lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e Jugut.
Video e mëposhtme tregon planin e tubacioneve nën det si dhe gjurmët e gazjellësit në fjalë.
TAP do të jetë afërsisht 878 km i gjatë. Pika më e lartë do të jetë afërsisht 2,100 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa më e ulëta do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave në Adriatik.