Një burrë në Kinë është arrestuar për shitjen e vajzës së tij të porsalindur. I fiksuar pas djemve dhe i zhgënjyer shumë kur zbuloi se fëmija i dytë ishte sërish femër, ai vendosi ta shesë foshnjen e tij vetëm 10-ditëshe për 5 mije euro. Denoncimi në polici u bë në shtator nga nëna e tij kur zbuloi se mbesa ishte zhdukur.
42-vjeçarja Li tha se do shkonte në shtëpinë e të birit për ti dhënë ndihmë rreth kujdesjes për të porsalindurën, njësoj siç kishte bërë me mbesën e parë. Por, i biri nuk e mirëpriti dhe nuk pranoi që ta fuste brenda. ‘Unë e pashë mbesën time vetëm për pak çaste kur erdhi në jetë. Më pas nuk e pashë më dhe djali im nuk më lejonte të hyja në shtëpi’, tha ajo për policinë.
Në fillim të tetorit, Li shkoi të takonte nusen kur i biri nuk ishte në shtëpi dhe zbuloi se foshnja ishte zhdukur. Fëmija është gjetur dhe aktualisht është nën kujdesin e nënës dhe gjyshes së saj. Blerësit dhe babai i foshnjës janë arrestuar nga policia.
ma.me