Sekuestrohen rreth 21 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Makina ku u gjet droga u kap në Dafni, Igumenicë. Droga kishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur në mjetin qe drejtohej nga një 63-vjeçar. Poshtë sedijes se pasagjerit, u gjeten të fshehura 40 pako me 20 kg 846 gram marijuanë. 63-vjecari, me shtetasi shqiptare dhe kombësi greke, rezulton me precedentë të mëparshëm ne Greqi për trafik klandestinesh, sipas mediave helene.
ma.me