Një ish infermier gjerman, i akuzuar për vrasjen e 100 pacientëve që ishin nën kujdesin e tij, pranoi të martën se e kishte bërë një gjë të tillë.
Pranimi u bë gjatë ditës së parë të gjyqit.
I pyetur nga gjykatësi në qytetin verior Oldenburg nëse akuzat ndaj tij ishin të sakta, i pandehuri Niels Hoegel u përgjigj: “Po”.
“Ajo për të cilën unë akuzohem, ka ndodhur në të vërtetë”, tha 41 vjeçari.
Prokurorët thonë se gjatë periudhës 2000-2005, të paktën 36 pacientë u vranë në një spital në Oldenburg, ku ai punonte dhe rreth 64 në një klinikë pranë Delmenhorst.
Hoegel ndodhet në qeli prej një dekade dhe akuzohet se u ka dhënë mbidoza medikamentesh pacientëve, që më pas t’i shpëtonte në momentet e fundit.
a.ç