Zona turistike e Shëngjinit, Ishull-Lezhë dhe Ishull-Shëngjin, qëndruan në errësirë për më shumë se 10 orë. Shkak u bënë defektet në rrjetin e energjisë si pasojë e motit të keq të një nate më parë.
Mungesa e energjisë krijoi probleme për familjarët dhe bizneset në zonën e Shëngjinit. Qytetarët thonë se situata të tilla përsëriten sa herë që ka reshje shiu, e kjo ndodh nga amortizimi i rrjetit.
Rikthimi i energjisë elektrike u bë vetëm gjatë orëve të natës. Sa i përket amortizimit të rrjetit akoma nuk ka një informacion se kur do të ndërhyrjet për ndërrimin e tij.
ma.me