Këngëtari i njohur italian Marco Carta ka pranuar në emisionin e Barbara D`Urso-s se është homoseksual.
Ai u shpreh se ka një partner dhe se nuk dëshiron të fshihet më. Marco ka treguar se ka qenë shumë e vështirë për të, por tani ndihej gati për ta pranuar publikisht.
“Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, po i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do t’i bëj sigurisht.
Kjo është rruga ime tani, nuk ka kthim prapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak”, ka thënë i bundur këngëtari, i cili e ka ruajtur këtë të fshehtë nga publiku për shumë vite.
Më tej ai shtoi se,“Kam jetuar gjithmonë pa maska, por më trembte reagimi në rrjetet sociale. Shpresoj që bota ta mirëpres me shumë qetësi. Familja ime e dinte dhe nuk më ka pyetur kurrë. I kam prezantuar me partnerët e mi”, -është shprehur Marco Carta.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme dhe jo të paktë kanë qenë ata që e kanë mbështetur këngëtarin.
/b.d