Familjarë të Kostandinos Kacifës kanë deklaruar se presin që të vijë kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.
Lajmi për ardhjen e Tsipras në Gjirokastër, vjen pas mbërritjes së Vangjel Dukes në familjen e 35-vjeçarit. Po ashtu në familjen e të ndjerit ka shkuar edhe konsulli grek në Gjirokastër.
Më herët familjarët e Kostandinos Kacifës kanë kërkuar që çështja të mos politizohet.
Banorët të fshatit janë shprehur të rezervuar për ngjarjen, por ata thonë se ajo është e rëndë, ndërsa e konsiderojnë 35-vjeçarin si një djalë të mirë që nuk ka sjellë probleme.
a.ç