Presidenti polak ritheksoi të dielën pretendimin se Gjermania duhet të paguajë dëmet për Luftën e Dytë Botërore, vetëm pak ditë nga fillimi i konsultimeve qeveritare mes Varshavës dhe Berlinit.“Sipas meje çështja e pagesave për dëmshpërblime nuk është një kapitull i mbyllur”, deklaroi Andrzej Duda në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.
Ai përmendi një raport të përgatitur nga ish-presidenti polak Lech Kaczynski dhe një tjetër të nxjerrë nga Parlamenti polak, sipas të cilëve “dëmet e shkaktuar nga lufta në Poloni nuk kanë qenë kurrë objekt i një dëmshpërblimi, veçanërisht shkatërrimi i kryeqytetit, Varshavë, me eksplozivë shtëpi për shtëpi, nga trupat gjermane”.
“Pra kjo është një çështje e së vërtetës dhe e përgjegjësisë”, tha ai, përcjell Atsh.Qeveria gjermane i ka hedhur poshtë në të kaluarën këto pretendime, duke vlerësuar se Polonia kishte hequr dorë zyrtarisht në gusht 1953 nga kërkesa për dëmshpërblime nga ana e Gjermanisë. (b.an)