Lewis Hamilton për herë të pestë është shpallur kampion bote në Formula 1, duke iu bashkuar listës së pilotëve më të mirë në histori. 33 vjeçari bëhet vetëm piloti i tretë në histori të këtij sporti që ka fituar pesë tituj të botës, raporton BBC.
Ai barazon rekordin e pilotit legjendar argjentinas Juan Manuel Fangio me pesë tituj, e mbetet prapa rekordmenit Michael Schumacher, që shtatë herë ishte shpallur më i miri i botës, transmeton Koha.net.
Në Çmimin e Madh të Meksikës piloti britanik duhej ta përfundonte garën vetëm në vendin e shtatë për t’u shpallur kampion, edhe nëse piloti i Ferrarit Sebastian Vettel do ta fitonte garën, megjithatë gjermani zuri vendin e dytë pas Max Verstappenit.
Megjithatë, vendi i katërt mjaftoi që Hamiltoni të shpallej kampion në F1.
“Është një ndjenjë shumë e çuditshme momentalisht. Ky titull është fituar me një punë shumë të madhe me shumë gara. Jam shumë mirënjohës për gjithë punën, për secilin që ka qenë i përfshirë në këtë. Për të arritur këtë, kur Fangio e kishte bërë këtë me Mercedesin, thjesht ky është një moment i pabesueshëm”, është shprehur Hamilton. (b.an)