Prej kohësh nuk është shfaqur në ekranet shqiptare, por ajo vetë si personazh ka qenë gjithmonë protagoniste e polemikave të mëdha. Bëhet fjalë për Linda Rein, e cila rrëmbeu vëmendjen e çdo shqiptari me historinë e saj e kthimit në transgjinore dhe më pas në femër.
Lidhja e saj me një biznesmen bëri bujë kohë më parë, megjithatë në një intervistë për “Alpenews”, Linda ka zbuluar se tani është single dhe nuk pranon të ketë të dashur pa Lamborghini.
Ajo tha:
Jam single dhe kështu dua të rri se shumë herë kam ndërruar jetën time për dashurin dhe e kam “ngrënë” deri në fund, prandaj sot nuk e kam në plan fare të dashurohem ahahahah kur më kërkojne “mund të njihemi” përgjigja ime është: Pa Lamborghini nuk i bëj pis këpucët 1000€ për ty.
Dikush mund të mendoj që jam e lehte, jo s’jam e lehte thjesht vendosa të bëhem e tillë se fundja fundit realiteti botës ky është, dashuria ekziston por është me afat dhe kur skadon, njëri nga të dy humb. Unë jam ajo qe kam humbur gjithmonë por s’do ia lejoj më vetes këtë preferoj që dikush të më thotë K*rv se sa të jem për gjynaf apo për mëshirë”. /ma.me