Futbollistet e reja të Shqipërisë kanë pësuar një humbje të thellë 8:0 nga Serbia, në ndeshjen eliminatore për kampionatin Evropian të vitit 2019 në Bullgari.
Ndeshja i takoi Grupit 7 të eliminatoreve për Evropianin U-17. Ndeshjet e këtij grupi janë duke u zhvilluar në Serbi.
Futbollistet e Shqipërisë pësuan humbje të thellë 14:0 në ndeshjen e parë të hënën nga Irlanda. Të dielën ato do të përballen me Uellsin. (b.an)