Arbër Çekaj nuk është pyetur as nga prokurorët shqiptare, e as nga ata gjermanë, u shpreh Maks Haxhia në News24. “Që nuk është pyetur nga prokurorët shqiptarë në Gjermani, ta jap me garanci”, tha Haxhiaj, ndërsa shtoj se “Çekaj mbahet atje vetëm për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar lëshuar nga autoritet shqiptare”.
Aludimi, sipas tij, se Arbër Çekaj ka folur, “është një inskenim i Policisë për të futur në sherr me metoda që i dinë ata duke përdorur mediat, që Arbër Çekaj ka folur, për këtë, për këtë, gjë që është e vërtetë pasi s’ka asnjë seancë”.
“Ke dhe një deklaratë të avokatit gjerman që thotë klienti jonë në Gjermani s’është pyetur ndonjëherë qoftë nga prokurorët shqiptarë qoftë nga prokurorët gjermanë”, tha Haxhiaj, i cili në gjyqin për sasinë e rreth 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit disa muaj më parë, mbron dy të pandehur.
“Në verë, Prokuroria shqiptare ka kërkuar, i ka thënë gjermanit ‘hajde ta pyesim’, pastaj ka thënë ‘s’kemi financa’, tani kanë kërkuar prapë për të vajtur“, tha Haxhia.
Ndërkaq, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has disa ditë më parë, është aluduar se Arbër Çekaj, i cili ndodhet në Gjermani, pas ndalimit nga Policia atje, mund të ketë folur për hetuesit.
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë që porositi ngarkesën me banane ku u gjet sasia e kokainës.