Një tërmet i fortë është shënuar pas mesnate në detin Jon ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Greqi, Shqipëri dhe Maqedoni, raporton JavaNews.al
Mësohet se forca e tërmetit ka qenë 6,8 ballë, një nga më të fuqishmit në rajon prej shumë kohësh.
Lëkundjet janë shënuar rreth orës 01:00 të 26 Tetorit, shkruan JavaNews.al
Informacionet e fundit flasin se goditja e tërmetit është ndjerë edhe në Maltë por në asnjë vend të prekur nuk shënohen dëme në njerëz apo materiale.
Shqipëria u godit nga një seri tërmetesh një muaj më parë, kryesisht me epiqendër në detin Adriatik.
/b.d