Liverpool dhe Shaqiri do të përballen sërish me Yllin e Kuq të Beogradit për Champions League, kësaj here pas dy javësh në Serbi. Një fakt ky që ka ndezur aludimet dhe teoritë e shumta që pas përballjes së parë të fituar 4-0 nga anglezët, në lidhje me atë që rrezikon futbollisti me kombësi shqiptare në “Ferrin” e Beogradit.
Vetë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka deklaruar se është momenti që ta mendojë seriozisht këtë çështje. “Deri tani nuk e kasha menduar, prandaj bën logjikë që përpara se të shprehem publikisht, duhet ta shqyrtoj si problematikë”, deklaro Klopp.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i klubit Ylli i Kuq i Beogradit, Zvezdan Terzic në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Kurir”, deklaroi se Shaqirit do t’i ofrohej mbrojtje nga situate të padëshiruara, por spekulloi se mesfushori mund të mos dëshirojë që të luajë.
“Unë mendoj se Shaqiri do të jetë nën presion të paimagjinueshëm psikologjik, sepse ai e di se ku po vjen. Ai e di shumë mirë që Ylli i Kuq është një symbol i Serbisë dhe të luajë në “Marakana”, nuk e di nëse ai do të luajë” deklaroi Terzic.
/b.d