Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka folur nga qyteti i Korçës për reformën zgjedhore.
Duke shprehur angazhimin e tij në këtë process, zyrtari i lartë deklaroi se është në dorë të shqiptarëve për të vendosur.
Ai nënvizoi se tashmë ekziston një bazë e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet.
“Është një bazë e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet. Dhe kjo ka nevojë për një diskutim të gjerë.
Përshembull, kishte diçka që më pëlqeu shumë. Rregulli i barazisë gjinore”, tha Borchardt.
Po ashtu kreu i OSBE-së i bëri apel opozitës që të jetë në Parlament, pas bojkotit disajavor.
“Demokracia duhet të jetë në parlament” – tha ai.