73% e personave që kanë nisur të frekuentojnë bastet e kanë nisur këtë veprimtari gjatë moshës 15-18 vjeç.
Shifrat u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me gratë në Elbasan, për t’i thënë së bashku “STOP” basteve.
“Kjo është plaga e një shoqërie që për fat të keq qëlloi të ishte plaga jonë e 25 viteve. Ndaj, ky është vendimi më i drejtë dhe mbështetës për familjen dhe fëmijët. 73% e atyre që kanë luajtur “Lloto”, kanë pohuar që e kanë filluar ketë ves ose sëmundje siç e përcaktohet nga OBSH, deklaronin që kjo sëmundje ka filluar nga mosha 15-18 vjeç. Pra, çfarë duhet të mësojë një fëmijë, një adoleshent kur flitet për lojërat e fatit”, – u shpreh ministrja.
Manastiliu i quajti kancer social lojërat e fatit, ndaj edhe sipas saj, vendimi i fundit i miratuar sot në kuvend, do të mund edhe të shërojë këtë problem.
/b.d