Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të rinjtë vlonjatë, mes të cilëve edhe një vajzë të akuzuar për grabitjen e banesave në qytetin e Fierit.
Të arrestuarit janë Lediona Preçi, 21 vjeçe, Emanuel Doda, 23 vjeç, Bledar Skënderaj, 24 vjeç dhe Klaustin Zeneli, 22 vjeç që të gjithë banues ne Vlorë.
Ata u kapën në kushtet e flagrancës, ndërsa kishin grabitur dy banesa përmes thyerjes së bravave.
Por me pranga në duar ndërsa i drejtoheshin qelisë, një nga të arrestuarit sulmoi verbalisht gazetarët me fjalor fyes, shkruan Ora News.
Grupi i shoqërimi të Policisë u tërhoqi vëmendjen duke u kërkuar që ti linin gazetarët të qetë në detyrë.
/b.d