Një 74-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës, duke u qëlluar me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Çorrush të Mallakastrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet J.M., në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, ka tentuar vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës.
Për pasojë ai është plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.
Në cilësinë e provës materiale bllokua arma e gjahut, të cilën e mbante me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë.
/b.d