Ai është i pari që e pranon. Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi thotë se luan kumar dhe këtë e tha, ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Provokacija’ me analistin Mustafa Nano, Shehi ka thënë se është pro kufizimit të lojërave të fatit, por jo mbylljen e tyre, pasi sipas tij, kjo gjë rrezikon të rrisë kriminalitetin.
Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop.
Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve.Sot po nuk të dhanë lekët merr biletën dhe shkon në polici, nesër kur të luhet ilegalisht do shkosh të drejtohesh te ‘i forti’ dhe më pas ai do shkojë t’u marrë lekët atyre.