Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk ka preferuar makinën, por biçikletën për të shkuar mëngjesin e sotëm në selinë e PS për mbledhjen e Kryesisë. Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë ku u vendos shkarkimi i 11 drejtuesve të PS në rrethe, Veliaj bisedoi për pak sekonda me Kodhelin dhe Spiropalin dhe më pas sërish u largua me biçikletë. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat.
MA.ME