Ka nisur hapja e themeleve të spitalin të ri të sëmundjeve të brendshme dha atij të kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Kryeministri Rama i pranishëm në nisjen e punimeve, tha se ky spital do të ketë 120 shtretër dhe 7 salla operacioni, të cilat do t’ua lehtësojnë punën bluza të bardha dhe do të përmirësojë shërbimin.
Rama përsëriti faktin se qeveria e drejtuar prej tij do të trajtojë me përkujdesje të gjithë mjekët, ndërsa shtoi se vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje pagash për të gjithë trupën e mjekëve.
“Ka një shprehje që thotë: Se spitali nuk është vendi i përshtatshëm për të qenë i sëmurë”. Sado i përsosur të jetë spitali, ai nuk është vendi ideal për të qenë i sëmurë. Duke u kthyer në qendrën e QSUT-së, secili e ka përjetuar periudhën e formimit, rritjes, rrënimit, por edhe rilindjen që ka përjetuar këto vite. Situata është ende komplekse, nesë merr një rrugëtim të QSUT-së, ka kulme pozitive, por edhe negative. Kjo është e vetmja qendra spitalore në Europë ka trafik të brendshëm , smerret vesh kush është kush. Kemi nevojën të ndajmë shërbimin nga pjesa e jashtme, që intereferon përmes makinave. Pasi të kemi ecur me kantier të ri, do të nisim edhe parkimin modern, i cili përfundimisht do ta ndaj qendrën nga makinat.
Ky investim do të garantojë një hap të madh cilësor dhe patjetër dhe një shërbim shumë më efikas dhe shumë më të integruar. Një spital i ri kirurgjie me 120 shtretër dhe 7 salla operacione, janë një infrastrukturë për transferimet e qendrës. Përtej stigmës së padrejtë, që i barazon në publik me korrupsionin, e vërteta është se shumica e bluzave të bardha janë zemra e këtij sistemi dhe shpëtojnë jetë njerëzish. Duke qenë të vetëdijshëm, do të investojmë për rritje pagash, në vitin që hyjmë për të gjithë trupin, mjekë, infermierë, që është e domosdoshme, për të vijuar dhe dhënë një mesazh të fortë të respektit“, tha Rama
a.ç