Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur në Prokurorinë e Tiranës lidhur me akuzat e adresuara ndaj kreut të grupit parlamentar Taulant Balla mbi çështjen “Toyota Yaris”.
Pas daljes nga prokuroria Basha deklaroi se janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS.
“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim tregon se deklaratat e mia për përfshirjen e Taulant Ballës, është e vërtetë. Në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë, Ulsi Manja dhe Çyrbja. Prokuroria ka prova dhe faktë për të kërkuar menjëherë arrestimin e taulant Ballës, të Saimir Tahirit, të Vangjush Dakos. Por prokuroria e kapur nga Rama po mbron lidhjet e deputetëve me bandat e krimit, me pretekstin e sekretit shtetëror. Nuk jam i paduruar sepse e di se drejtësia mund të vonojë, por nuk do të mungojë, do të vija dita. Prokuroria është shndërruar në aksesor të krimit”, deklaroi Basha pas daljes nga ambientet e prokurorisë
Balla kallëzoi Bashën për nxjerrje të sekretit hetimor e shpifje
Basha akuzoi Ballën si garantuesi i 3.4 mln € të kapura në Durrës
Kjo është hera e dytë që Basha shkon në prokurori në pak ditë. Më herët ai ka dëshmuar rreth çështjes ‘Xhisiela’, sërish pas padisë që i bëri Balla
Javanews/a.ç