Mes personave që janë përmendur këto ditë si të “blerë” nga Athina, çuditërisht është edhe ai i Shpëtim Idrizit. Ky i fundit nuk ka reaguar, por mediat pranë tij shkruajnë me ngulm se kjo është një lojë e grekëve.
Gjë që në fakt nuk ka ngjitur shumë, pasi në rrjet besojnë versionin tjetër, atë që Idrizi ka marrë para nga Athina, dhe me të ka nisur ironia, për shkak se gjithë këto vite është shfaqur si anti-greku më i tërbuar në Shqipëri. /ma.me