Ligji për “Lojërat e Fatit” ka mbledhur përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë, teksa po diskutojnë mbi zgjidhjen finale të tij. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se nuk ka kthim prapa, por 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.
Ai tha se administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojërat efatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.
“Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotari Kombëtarë ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtës, zero!.
Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie .Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit”, tha ai.
ma.me