Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, solistin e Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografin e mirënjohur shqiptar, Eno Peçi. Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Peçi ka spikatur në skenat europiane duke nderuar veten dhe kombin shqiptar të tërësi.
“Me mirënjohje të thellë i dorëzova Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, solistit të Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografit tonë të mirënjohur Eno Peçi. Talenti i spikatur dhe përkushtimi i palodhur e kanë ngjitur atë në majat më të larta të skenës europiane dhe botërore, duke nderuar veten dhe vendin e tij.”
ma.me