Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zvicër, pasi një i ri shqiptar i ka prerë kokën gjyshes së tij. Vrasja makabre është raportuar nga media zvicerane “Blick” 4 ditë më parë, nipi i të moshuarës Fatmir T. Është i dyshuari kryesor. Media tjetër “20 Minuten”, tregon se kur autoritetet kanë shkuar në shtëpinë e gjyshes së Fatmirit i gjetën asaj vetëm trupin.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Frauenfeld TG, ndërsa 74 vjeçarja shqiptare nga Maqedonia kishte disa muaj që kishte shkuar drejt Zvicrës nga Italia. I riu u arrestua pak ditë më parë, në Kloten. Policia ka dyshime se Fatmiri ka regjistruar aktin barbar në celular dhe prandaj telefoni i është sekuestruar dhe pritet të hetohet me imtësi.