Egjiptianet e lashte besonin se konsumi i kerpudhave sillte jete te gjate. Sot, studjuesit kane arritur te konfirmojne kete besim. Nje grup shkencetaresh te Universitetit te Australise Perendimore, ngriten nje kerkim ne mbi 2000 gra kineze, gjysma e te cilave vuante nga kanceri i gjirit.
Nga analizimi i te dhenave te mbledhura, grate qe konsumonin vetem 10gr kerpudha te freskta cdo dite, kishin 64% me pak rrezik te prekeshin nga kanceri i gjirit. Ne kete studim, konsumi i keprudhave te thata, kishte pergjysmim te efektit mbrojtes.
Fakti me impresionues ishte se, grate qe kombinonin konsumin e kerpudhave me caj jeshil, kishin nje mbrojtje akoma me te madhe duke rrezuar rrezikun me 89%.
Perse kerpudhat luftojne kancerin?
Kerpudhat mendohet te mbrojne kunder kancerit te gjirit dhe llojeve te tjere te varur nga hormone, duke penguar enzimen “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kerpudhat jane nje nga ushqimet e rralla qe e pengojne kete enzime, nje tjeter eshte shega. Dhe disa varietete fare lehte te gjindshme, si kerpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kane nje efekt anti – aromatase te forte.
Por, kerpudhat kane nje efekt mbrojtes pertej kancerit te lidhur me hormone. Kerpudhat permbajne lektina te specializuara, te cilat jane gjetur te parandalojne rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.
Cilat kerpudha kane me shume efekt anti-kancer?
Kerpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kane te gjitha perberes bioaktiv qe lidhen me veprimtari anti kanceroze. Keto fitokimikate, pengojne formimin e eneve te gjakut qe ushqejne masat tumorale, pengojne rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene te stomakut, gjirit, kolones dhe prostates.
Me sa duket, kerpudhat e bardha jane ato qe kane nje efekt me te fuqishem kunder kancerit te gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i perditshem, mund te jete nje hap shume i rendesishem ne ecurine e shendetit tuaj.
Ushqime te tjera qe luftojne kancerin e gjirit
• Sheget, per te njejten veprimtari si kerpudhat.
• Lakra dhe lulelakra – vendet qe i konsumojne me shume kane me pak prekje nga kjo semundje
• Caji jeshil – efekti mbrojtes varet shume nga gene te caktuara
• Farat e linit: 25gr ne dite rezultuan ne efekte pozitive, por te tjera studime nevojiten per ta perforcuar.
• Buka e thekres: me sa duket bashkeveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bejne buken e thekres unike ne mbrojtjen kunder kesaj semundje.
• Thjerrzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezet dhe salmoni, rezultojne aleate te cmuar te shendetit te gruas per sa i takon kancerit te gjirit.
Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sygjerojne se nivelet e vitamines D ne gjak me pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% me shume rrezik nga kanceri i gjirit.
/b.d