Një shtetas ka mbetur i plagosur aksidentailsht në Mat, ndërsa policia ka nisur hetimet për autorët dhe shkaqet e konfliktit.
Mësohet se gjatë një sherri ku ishin përfshirë O.D dhe E.C janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Por nga të shtënat ka mbetur një 20-vjecar me inicialet M.M, që pas burimeve nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin e çastit.
Informacion paraprak
Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .
/b.d