Një punonjës i ekipeve të shpëtimit humbi jetën ndërkohë që merrte pjesë në një operacion shpëtimi, pas përmbytjeve që përfshinë rajonin spanjoll të Andaluzisë si pasojë e shirave të rrëmbyer, njoftuan sot autoritetet lokale.
Punonjësi ishte zhdukur që dje, kur kamioni i tij ishte përmbysur në një rrugë të përmbytur. Trupi i tij u gjet sot në mëngjes nga kolegët.
Pamjet e televizioneve spanjolle tregojnë shtëpi, rrugë dhe ura të përmbytura në provincën e Malagës.
Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq, niveli më i lartë i alarmit për zonën.
Të paktën nëntë persona vdiqën, përfshirë dy britanikë, ndërkohë që disa rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve të mëdha që goditën Majorkën më 9 shtator, ishullin kryesor më të frekuentuar nga turistët në arkipelagun e Balneareve.
/b.d