Përgjaken zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste.
Mes viktimave janë edhe 6 fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Disa shpërthime pranë qendrave zgjedhore, kishin si qëllim të largonin njerëzit nga votimet.
Dhuna dhe masakrat kanë shoqëruar zgjedhjet që prej fushatës, kur 10 kandidatë janë vrarë në sulme terroriste të marra përsipër nga talebanët dhe ISIS.
a.ç