Pas deklaratës se Kotzias gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare, vjen një reagim nga kampi i demokratëve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka pohoi se Kotzias u mburr me këtë deklaratë.
Edi Paloka mendon se Kotzias ka të drejtë dhe shtron një pyetje.
“Kotzias “mburret” ne ceremonine e largimit si minister i jashtem se ka zgjeruar territorin e Greqise nga 6 ne 12 milje detare ne kufirin me Shqiperine…
Per kete e falenderoi Bushati???”, shkruan Paloka.
/b.d